Bota e Rinascimento

 Rinascimento është një homazh për feminitetin, elegancën dhe krijimtarinë italiane.

E themeluar në vitin 2000, marka ndërthur traditën e rrobaqepësisë italiane me një ndjeshmëri moderne, duke krijuar veshje që shoqërojnë gruan në çdo moment të përditshmërisë së saj.

Koleksionet tona frymëzohen nga një feminitet i lirë, dinamik dhe bashkëkohor, i shprehur përmes linjave elegante, detajeve të rafinuara dhe një stili gjithmonë në harmoni me kohën.Rinascimento  sjell për femrat një përzgjedhje elegante veshjesh italiane, të krijuara për të theksuar stilin, feminitetin dhe vetëbesimin në çdo moment të ditës.

Nga veshjet e përditshme chic, deri tek kombinimet për evente, punë apo dalje mbrëmjeje, koleksionet tona janë menduar për femrën moderne që kërkon cilësi, finesë dhe një pamje gjithmonë të kuruar.

Mjeshtëria pas çdo detaji

Made in Italy, nga ideja te detaji

Pas çdo veshjeje qëndron një histori mjeshtërie, pasioni dhe bukurie.

Prodhimi ynë lind dhe zhvillohet në Itali, falë një rrjeti profesionistësh dhe biznesesh të specializuara që ndajnë të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë dhe përsosmërisë. Nga skica e parë deri te përfundimi final, çdo fazë realizohet me kujdes, përvojë dhe besim të ndërtuar ndër vite.

Kështu, vizioni krijues shndërrohet në veshje që shprehin stilin italian në çdo detaj: ikonike, të gjithanshme dhe gjithmonë të dallueshme.

Rinascimento-rreth-nesh-foto

Na Kontaktoni

Keni pyetje për një produkt, masë apo porosi? Ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

    VLERAT TONA

    CILËSI

    Vëmendje ndaj detajeve, pëlhura të përzgjedhura dhe mjeshtëri që flet gjuhën e “Made in Italy”.

    Një kërkim i vazhdueshëm për frymëzim, për të ofruar koleksione që emocionojnë dhe surprizojnë.

    Një estetikë që nxjerr në pah çdo grua, pa kufizime, pa limite.

    Ofrojmë veshje të dizajnuara për çdo lloj trupi, sepse bukuria qëndron te dallimet.

    Krenari, kulturë, autenticitet: zemra jonë krijuese dhe prodhuese është italiane.

    Start typing and press Enter to search

    Shopping Cart

    No products in the cart.